Rregullat e sjelljes
Udhëzimet kryesore
- Ne nuk tolerojmë fyerjet dhe ngacmimet e individëve ose grupeve. Kjo përfshin diskriminimet racore, gjinore, fetare, kombëtare dhe çdo diskriminim tjetër.
- Të dhënat që jepni në platformën PickJobs duhen të jenë te vërteta dhe të sakta.
- Janë të ndaluara zbulimet e të dhënave personale të personave të tjerë, publikimin e përmbajtjes pa pëlqimin e tyre ose inkurajimin e të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.
- Janë të ndaluara përmbajtjet që nënvleresojn, frikësojn, nxitin urrejtjen, kërcënimet me dhunë ose ndikim i dëmshem ndaj individëve ose grupeve.
- Janë të ndaluara kërcënimet me dhune ndaj një individi ose grupi në platformën tonë. Deklaratat e qëllimit për të vrarë dhe dhunë tjetër fizike janë të ndaluara.
- Eshte e ndaluar që individët ose grupet të promovojnë dhunë ose veprimtari kriminale. Eshte e ndaluar të përdorni shërbimet e platformës sonë për të shprehur mbështetje për individë ose grupe të tilla.
- Ne nuk lejojmë asnjë veprimtari terroriste, organizata ose grupe të dhunshme, ekstremiste në platformën tonë ose promovimin e tyre.
- Ne nuk lejojmë përmbajtje grafike ose përmbajtje të tjera që kane synimin të trondisin, te frikësojnë ose te poshtërojnë të tjerët.
- Ne nuk lejojmë përmbajtje që promovon vetëvrasje ose cfare do ndonjë lloj vetë-dëmtimi.
Le ta mbajmë komunitetin të fortë!
- Secili nga ne është një anëtar i rëndësishëm i komunitetit PickJobs. Nëse vëreni shkelje të politikave tona, ju lutemi raportoni përmbajtjet e palejuara. Na kontaktoni
- Ekuipi ynë do të kontrollojë çdo kërkesë dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur.
- Nese ndodh të gjeni donjë përmbajtje që nuk ju pëlqen, por kjo nuk do të thotë se i shkel politikat tona. Nëse kjo situatë ndodh, ju mund të lajmeroni përdoruesin e biznesit i cili postoi përmbajtjen në fjalë.
- Nëse është e nevojshme, ne mund të përfshijmë zbatimin e ligjit nëse konkludojmë se ekziston rreziku i lendimeve fizike ose një kërcënim për sigurinë publike.
Ju Faleminderit që na ndihmuat në krijimin e një komuniteti të sigurt, ekipi Juaj PickJobs.