Rusia ka akuzuar vendet perëndimore për inkurajimin e tubimeve në mbështetje të liderit të opozitës, Alexei Navalny. Dhjetëra mijëra qytetarë rusë sfiduan një prani të rëndë policore për t’u bashkuar me tubimet e së shtunës. Më shumë se 3,500 u arrestuan, raporton BBC, transmeton Insajderi. Por zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin të nesërmen pretendoi se vetëm “disa” njerëz kishin dalë në protesta. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian takohen të hënën për të diskutuar përgjigjen e tyre, me thirrjet për sanksione të rritura. Ministrat e jashtëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po kërkojnë “masa kufizuese kundër zyrtarëve rusë përgjegjës për arrestimet”. /Insajderi.com