BE dhe Kina janë afër arritjes së një marrëveshjeje të shumëpritur për investime biznesi, sipas raporteve të medias. Pakti, që pritet të finalizohet këtë javë, do t’u japë firmave të BE qasje më të mirë në tregun kinez dhe për të përmirësuar kushtet e konkurrencës. Bisedimet mbi marrëveshjen e investimeve filluan në 2014 por kanë ngecur për vite për një numër çështjesh. Por rritja e tensioneve tregtare midis SHBA dhe Kinës mund të ketë ndihmuar në ndryshimin e pozicionit kinez, thanë zyrtarët./Insajderi.com