BIZNESEVE NUK JU HYN NË PUNË RIMËKËMBJA EKONOMIKE NËSE NUK VOTOHET BUXHETI PËR VITIN 2021
Gëzimi i pronarëve të bizneseve kur u votua Rimëkëmbja Ekonomike mund të jetë i paarsyeshëm nëse nuk votohet edhe projekt-buxheti për vitin 2021.
Ministria e Financave në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, theksoi se 200 milionë eurot e parapara për bizneset në kuadër të Rimëkëmbjes Ekonomike varen nga buxheti vitit të ardhshëm.
“Shuma prej 200 milionë eurosh do të përfshihet në projekt-ligjin e buxhetit për vitin 2021”. “Neni 11 i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, COVID – 19, përcakton se kjo masë përfshin bizneset private, pra këtu nuk janë të përfshira ndërmarrjet publike. Po ashtu, neni 11 i ligjit përcakton kriteret e përgjithshme për kompanitë përfituese, ndërsa kriteret e detajuara – në linjë me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – janë duke u përgatitur nga grupi punues qeveritar i cili po punon në dizajnimin e planit operacional për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave. /Insajderi.com