ADMINISTRATA TATIMORE SHËNON RËNIE PREJ 78 MILIONË EURO
Administrata Tatimore e Kosovës gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie të të hyrave për shkak të pandemisë COVID-19.
Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së drejtorit të ATK-së, Ekrem Hysenaj gjatë një konference për media, ku prezantoi aktivitetet e zhvilluara dhe rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar.
“2020-ta ka qenë një vit sfidues për shkak të pandemisë COVID-19 dhe si rezultat është ndikuar edhe Administrata Tatimore. Të hyrat për periudhën janar-dhjetor 2020, janë zvogëluar, ku me planin e rishikuar kanë qenë 491 milionë euro, kurse realizimi ka qenë 467 milionë euro. Pjesëmarrje më të madhe, sipas tatimeve ka Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Pra, kemi 78 milionë euro apo 14 për qind më pak të hyra”, tha Hysenaj
Ai ka thënë se gjatë periudhës se kur ka filluar pandemia, deri në muajin nëntor 2020, ka pasur një rënie të qarkullimit mbi 1 miliard euro./insajder.com