Sektori i Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë ka dal me dy kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës. Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar që të hiqen masat parandaluese nga COVID-19 që prekin sektorin e hotelerisë dhe turizmit si dhe të largohet tatimi për bizneset që kanë qenë të mbyllura. Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për kufizime shkak i rrezikut nga COVID-19. Bizneset janë ankuar se këto masa po iu rrezikojnë ekzistencën në treg. /Insajderi.com