FAMILJET E NDIHMAVE SOCIALE NGA 30 JANARI MARRIN DYFISHIN E VLERËS SË ZAKONSHME
Familjet që përfitojnë asistencë sociale nga e shtuna do të përfitojnë dyfishin e asistencës sociale, njofton Insajderi.
Ministri i në detyrë i Punës dhe Mirëqenies, kumtoi lajmin e gëzueshëm për shumë familje që jetojnë në kushte jo të mira për jetë.
“Për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, dua të njoftoj se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përcjellur listat e familjeve përfituese në Thesar, për të rocesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga nesër nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës”, tha ai. Vendimi vlen për muajt janar, shkurt e mars të këtij viti. /Insajderi.com