Dogana e Kosovës të martën ka kryer kontrolle në pesë barnatore, ku ka gjetur një sasi të konsiderueshme të barnave të dyshimta dhe të kontrabanduara. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, i cili tha se aksioni është kryer me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të kontrabandës dhe ekonomisë informale. “Me këtë rast dhe me të gjeturat është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe tashmë kontrolli është duke u vazhduar me mandat të Prokurorisë dhe Gjykatës dhe është zgjeruar edhe në objektet përcjellëse të këtyre barnatoreve”, pohoi Stavileci. Kontrollet janë duke u zhvilluar akoma./Insajderi.com