Projektligji për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka arritur të kalojë. Kjo pasi vetëm 27 deputetë votuan, asnjë votë kundër e asnjë abstenim, transmeton Insajderi. Projektligji mbështetet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.Por, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, kanë shprehur kritika për disa nga nenet e projektligjit. Për këtë projektligj kishin reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bashkimi Evropian. Nga ta një projektligj i tillë u cilësua “cenim i lirisë së shprehjes”. /Insajderi.com