Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës e ka dënuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo për shkak të mos-zbatimit të masave anti-COVID në tubimet elektorale, përcjell Insajderi. Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka kumtuar dënimin prej 2.000 eurosh për partinë e Isa Mustafës. Ai të hënën ka njoftuar se është dënuar Partia Demokratike e Kosovës. Për të njëjtën shkelje. “Askush mbi ligjin”, ka thënë Tahiri në të dyja rastet. /Insajderi.com