Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e fundit, Fitim Uka, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj. Në kumtesë ky subjekti politik thotë se “Me datë 09 nëntor 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si autoritet kontraktues, ka shpallur njoftimin për tenderin “Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore për qëndrueshmëri dhe blerja e pakove të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, ku vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 2,880,000.00 euro”. Për këtë kallëzimi penal është dorëzuar mbi akuzën për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, përcjell Insajderi./insajderi.com