Ndonëse për vite të tëra nuk ka pasur një edicion të ri për “Big Brother”, shumë nga ish-konkurrentët kanë vazhduar të jenë në vëmendjen e publikut. Njëri nga ata është Elsamed Senaj, i cili u bekua me ardhjen e fëmijës së parë në jetë, njofton Insajderi. Partnerja e tij Klaudia ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin e veçantë, Ulfa. Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë edhe fotografinë e parë të të porsalindurës. Për më tepër, vogëlushja tani ka edhe llogarinë e saj në rrjetin social, e cila natyrisht menaxhohet nga prindërit e rinj. Më poshtë mund të shihni të plotë postimin e ish-konkurrentit në Instagram. /Insajderi.com