Pasi WhatsApp përditësoi termat e shërbimit, menjëherë ka pasuar një rritje e Singal dhe Telegram-it. Të mërkurën WhatsApp kishte kërkuar nga përdoruesit të ndajnë informacionet me rrjetin social Facebook ose ndalim përdorimi të aplikacionit – kjo ka pasur kundër-efekt. Pas kësaj shumë thirrje erdhën që të kalohet në Signal e Telegram, madje edhe Elon Musk ishte njëri nga thirrësit. Sipas firmës analitike Sensor Toëer, Telegram pati 2.2 milionë shkarkime. Ndërsa, WhatsApp ka pasur rënie të instalimit të aplikacionit në 11%. /Insajderi.com