Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar prezencën në Kuvend të zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.
“Jashtë jashtë”, kanë filluar të brohorasin deputetet e subjektit politik që udhëhiqet nga Albin Kurti.
Grupi më i madh parlamentar kishte deklaruar se do ta pengojë hyrjen e Selmanjt në Kuvend për shkak të deklaratave të tij në lidhje me të pagjeturit.
Kuvendi pas kësaj situate të jashtëzakonshme shkoi në pauzë për 15 minuta. /Insajderi.com