Në Shqipëri po protestojnë pensionistët. Ata kërkojnë rritjen e pensioneve dhe shërbime më të mira sociale, raporton Anadolu.
Në kërkesat e tyre gjatë protestës theksojnë se pensionet po ulen, ndërsa çmimet po rriten. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
Ministri shqiptar i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha në një konferencë se është miratuar një ndihmë për pensionistët në fund të vitit.