Press

VELIU REAGON PAS PLAGOSJES SË POLICIT NË VETERNIK

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pasi një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së premtes, nga disa persona që po tentonin të grabisnin para nga një bankomat në Prishtinë, njofton Insajderi. Veliu tha se sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme dhe MPB-ja dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve të saj. Tutje, ministri shprehu gatishmërinë që të përkrah punën e palodhshme të tyre. “Policia e Kosovës është shembull për punën, përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, mirëpo ajo po goditet shumë herë nga ata që për interes kanë de-stabilizimin, kaosin dhe përfitimet nga aktivitetet kriminale”./insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.

cookies

Për përvojën më të mirë të përdoruesit dhe funksionalitetin e plotë të të gjitha tipareve të faqes në internet, PickJobs përdor cookie dhe teknologji të ngjashme. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se ju keni pranuar dhe pajtuar me Politikën tonë të Cookie-t. Lexoni më shumë rreth Politika e Cookie