Pak metra larg qendrës së Tiranës, në zonën e Saukut, është pozicionuar kompleksi i vilave luksoze “Rolling Hills”. Aty flenë shumë Ministra dhe ish Ministra, drejtorë, oligarkë, njerëz të medias, drejtorë banke e shumë të tjerë.
Vilat janë shitur me një çmim marramendës, nga 500 mijë euro më e lira e deri në 1.3 milion euro. Së fundmi, ka nisur një aksion nga një strukturë e Policisë së Shtetit, të quajtur Operacioni Forca e Ligjit, ku evidenton pasuritë e dyshimta. Rolling Hills është një objekt i pastër hetimi për pasuri të paligjshme dhe të dyshimta.
Por le të marrim një rast konkrret brenda këtyre vilave!Për Rolling Hills dhe sojin e Elona Koçit, do të vijojmë të flasim në disa shkrime të tjera. Sëshpejti do të publikohen fakte, sesi kjo zonjë nëpërmjet lidhjeve intime, i ushtron presion biznesit për të marrë kredi në bankë. Gjithashtu, lidhjet e saj intime janë zbuluar me ndërtues si dhe me pronarët e Frigo Food. /Insajderi.com