Press

ROZANA RADI PËR INFEKTIMIN ME COVID-19: “NUK QENKA SHAKA”

Numri i rasteve me COVID-19 po rritet dita ditës e së fundmi, pozitive ka rezultuar edhe Rozana Radi, njofton Insajderi. Para pak ditësh ajo ndau me ndjekësit se kishte bërë dy teste. I pari doli negativ, por kur i dyti rezultoi i kundërt me të parin, ajo u vetë-izolua menjëherë duke ndjekur edhe rekomandimet e mjekut. Ndërkohë, ajo ende vazhdon të qëndrojë e izoluar në shtëpi, ku herë pas here kyçet në llogarinë e saj në Instagram, të përditësojë ndjekësit rreth gjendjes së saj shëndetësore.Këngëtarja zbuloi se këto ditë ka në gjendje stabile shëndetësore, por ditët e para ishin të tmerrshme. “Jam qëndrueshëm! Ditët e para ki kisha të tmerrshme me dhimbje të forta koke, trupi dhe djegie trupi”, shkruan ajo. Ajo ju ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes, duke shkruar, “Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”. /Insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.