Press

POLICIA JEP INFORMACION PËR GJENDJEN SHËNDETËSORE TË POLICIT I CILI U PLAGOS NË VETERNIK

Gjendja e policit të plagosur në mëngjesin e së premtes në Prishtinë është stabile. Lajmin për Gazetën Online Insajderi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci. “Rreth orës 08:40, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor polici i plagosur është liruar nga QKUK”, tha ai. Policia ka raportuar se rreth orës 05:30 të mëngjesit në Veternik është plagosur një polic teksa po tentonte ta pengonte një vjedhje afër një qendre tregtare në Veternik. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. /Insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.