Press

PLAGOSET NJË POLIC NË VETERNIK, PO PËRPIQEJ TA PARANDALONTE NJË VJEDHJE

Është plagosur një zyrtar policor gjatë aksionit për parandalimin e një vjedhjeje në një bankomat në lagjen Veternik rreth orës 05:30 të mëngjesit. Policia e Kosovës ishte njoftuar për synimin e plaçkitësve për ta vjedhur para nga bankomati i një qendre tregtare. Krejt kjo ngjarje la pasoja, pasi hajnat për t’u shmangur nga arrestimi shtënë me armë mbi një zyrtar policor. Ngjarjen për Gazetën Online Insajderi, e tregoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Boroci. “Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai. /Insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.

cookies

Për përvojën më të mirë të përdoruesit dhe funksionalitetin e plotë të të gjitha tipareve të faqes në internet, PickJobs përdor cookie dhe teknologji të ngjashme. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se ju keni pranuar dhe pajtuar me Politikën tonë të Cookie-t. Lexoni më shumë rreth Politika e Cookie