Press

MELIZA HARADINAJ DEKLAROHET E PAFAJSHME PARA GJYKATËS

Ministrja së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sërish është deklaruar e pafajshme para Gjykatës së Apelit, ku po gjykohet për mosraportim të pasurisë. “E kuptova aktakuzën, nuk kam nevojë për sqarime shtesë, jam absolutisht e pafajshme”, tha ministrja Haradinaj-Stublla. Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim në shkallë të parë, lëndën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, raporton Betimi për Drejtësi.Prokuroria pretendon se e akuzuara Haradinaj-Stublla, ka qenë e detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), me rastin e marrjes së detyrës më 11 shtator 2017, për vitin paraprak ku e njëjta përmes formularit për deklarimin e pasurisë nuk e ka deklaruar pronësinë e një biznesi të quajtur “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër, me zyre nr “108 Woolmead Avenues në “Companies House”, edhe pse ka qenë e obliguar./Insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.