Press

MBI 340 MIJË PERSONA KANË APLIKUAR PËR TËRHEQJEN E 10 PËR QINDËSHIT NGA TRUSTI

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se, deri tani gjithsej 344 mijë e 328 persona kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve, njofton Insajderi. Numri më i madh i atyre që kanë aplikuar mund të tërheqin shumën prej 501 deri në një mijë euro, me 86.3 për qind. Ndërkaq, përqindja më e ulët e tyre është në shumën deri në 10 euro, respektivisht 8.2% e tyre. Tutje, nga Fondi njoftojnë se janë edhe 644 mijë e 582 aplikues të mundshëm për tërheqjen e 10 për qindëshit./Insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.