Press

LAVROV VIZITË NË KROACI: KAM BISEDUAR EDHE PËR KOSOVËN

Temë e takimit në mes të ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe atij kroat, Gordan Grliq-Radman, ka qenë edhe Kosova, njofton Insadjeri. Siç raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ishte vetë Lavor që ka treguar se ka biseduar me homologun e tij kroat edhe për Kosovën, specifikisht “problemin e komunave me shumicë serbe”. Biseda është zhvilluar në vazhdën e një vizite zyrtare që diplomati rus po e zhvillon në Zagrep, kryeqytetin kroat. Njoftohet se përveç Kosovë, temë diskutimi ishin edhe çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor. Dy ministrat, njoftohet të kenë folur edhe për situatën në shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës./Insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.