Press

BANKA BOTËRORE DO TË MBËSHTETË FAMILJET E VARFËRA NË KOSOVË

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, njoftoi se ka diskutuar me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, për jetësimin e një projekti për mbështetjen e të varfërve. Ky projekt ka synim mbështetjen e familjeve të varfëra kap vlerën e dhjetë milionë eurove. “Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë”, ka shkruar ndër tjerash ai./Insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.