Press

PASTRUESI TENTOI TË FUSTE DROGË NË BURGUN E DUBRAVËS, SUSPENDOHET

F.L, pastrues në Burgun e Dubravës është suspenduar nga puna, pasi i njëjti është kapur me drogë nga oficerët korrektues, njofton Insajderi. Ngjarja ka ndodhur sot (e hënë) rreth orës 07:55. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate për media. “Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L i punësuar pastrues në QK Dubravë, kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike”. “Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar”, thuhet në njoftim. Po ashtu ndaj të dyshurit është incuar procedurë e brendshme disiplinore../Insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.