Press

GJENDET PA SHENJA JETE NJË 46-VJEÇAR NË HAJVALI TË PRISHTINËS

Një person është gjetur pa shenja jete sot (e hënë) rreth orës 11:00 në lagjen “Hajvalia” në Prishtinë, njofton Insajderi. Viktima është mashkull i moshës 46-vjeçare, i cili dyshohet se është vet-varur në garazhin e shtëpisë së tij. Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Policia e Kosovës.“Rreth orës 11:00 është marrë informata për një person pa shenja jete. Mbështetur në informacionet e para janë ngritur dyshimet që viktima një mashkull 46 vjeç të jetë vet varur në garazhin e shtëpisë së tij”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës. Borovci ka njoftuar se vdekja e viktimës është konfirmuar nga ana e mjekëve në shtëpinë e shëndetit në Hajvali. “Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj”, ka thënë tutje ai./Insajderi.com


Burimi: INSAJDERI

Aplikimi celular PickJobs

Shkarkoni aplikacionin falas të celularit PickJobs në pajisjen tuaj Android ose iOS, përmes Google Play Store ose App Store, dhe fitoni akses kudo, në çdo kohë.