Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ku diskutuan për mundësinë që të rritet bashkëpunimi ekonomik, tregtar e investimet ndërmjet dy vendeve. Hoxhaj, tha se e ka informuar diplomatin e Emirateve të Bashkuara Arabe për planet e tij në rast se bëhet kryeministër. Ish-kryediplomati kosovar, shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë qenë ndër zërat më të fuqishëm tek vendet arabe për ta njohur Kosovën. “Për këtë Kosova është gjithnjë falënderues”, përfundoi Hoxhaj. /Insajderi.com