Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë, në seancën e tij të radhës më 11 shkurt, njofton Insajderi. Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, ku thuhet se javën tjetër prej orës 11:00, do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Paraqitja e fundit e Thaçit në Hagë ka qenë më 17 dhjetor të vitit të kaluar.Ndërkohë që gjatë kësaj jave është mbajtur seanca ndaj njërit nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë konferencë. Atë e përfaqësoi mbrojtja e tij, Julius Von Bone, i cili pati mospajtime me Prokurorinë lidhur me periudhën kohore se kur duhet të përfundojnë hetimet e avokatit. /Insajderi.com