Si mund të aplikohet për një shpallje pune?
Platforma PickJobs ju lejon të aplikoni me një numër të pakufizuar. Platforma PickJobs shpërblen një numër aplikimesh me verifikimin e profilit e cila sjell përfitime shtesë. Më shumë aplikime ju sjellin më shumë mundësi punësimi dhe ju bën një anëtar aktiv.
Në Newsfeed-in tuaj gjeni reklamën të cilën dëshironi të regjistroheni
- Klikoni butonin "Nje veshtrim"
- Klikoni butonin "Regjistrohu"
- Plotësoni te dhënat e kërkuara për të aplikuar
- Klikoni butonin "Paraqisni aplikimin"
Dërgimi i aplikimeve
Duke shtuar dokumente shtesë në aplikim, ju keni mundësinë të lini një përshtypje më të mirë te një punëdhënës i mundshëm. Shënoni vitet e përvojës së punës në fushën e kërkuar sepse secili punëdhënës i merr parasysh këto të dhëna gjatë rastit te seleksionimit.
Një mesazh personal më i detajuar mund të jetë rast me të cilin mund të tërhiqni vëmendjen, theksoni përse jeni regjistruar në këtë shpallje dhe përse dëshironi të bëheni pjesë e stafit të tyre. Ndoshta është pikërisht ky detaj që e theksoni do të sjelle vendim dhe do të bejë një ndryshim në krahasim me kandidatët e tjerë.