PJ Quick test dhe PJ Select
Si punëdhënës keni mundësinë e përdorimit të opsioneve inovative "PJ QuickTest" dhe "PJ Select" për paraselektimin e kandidatëve. Opsionet janë të zhvilluara posaçërisht nga ekuipi i PickJobs-it qe shërbejne dhe lehtesojn, kerkimin sa më të së shpejtë, më detajor dhe më efikas gjatë kërkimit të kandidatëve të regjistruar.
Çfarë është PJ Quick Test?
PJ QuickTest është një opsion që ndihmon për të gjeneruar kuizet me qëllimin në paraselektimin e kandidatëve. Përmes kuizeve të krijuara punëdhënësi kontrollon nivelin e njohurive ose informacionet të tjera në lidhje me kandidatët që janë të rëndësishëm për të, duke shkurtuar dhe specifikuar proqesin e kërkimit para vet intervistës.
Funksionet e PJ Quick Test-it
Mundësia për të krijuar është e hapur për të gjithë punëdhënësit që zgjedhin një shpallje Premium.
Shfrytëzoni opsionin që të përktheni Test-in PJ Quick në gjuhët tjera, në mënyrë që kandidatët që nuk janë nga vendi juaj të ju mundesohet zgjedhja e po të njejtit test. Këshilla e jonë është të vendosni një reklamë përveç gjuhës amtare të paktën në anglisht për të zgjeruar bazën e kandidatit. Për ndihmën në përkthim, përdorni ikonën "Google Translate" kur krijoni kuizin. Pyetjet dhe përgjigjet duhet të jenë identike në të gjitha gjuhët.
- Numri i pyetjeve për kuiz është përafërsisht minimum prej 1 deri në maksimum 20 pyetje.
- Përcaktimi i afatit kohor që kandidati t’i përgjigjet pyetjes nuk është i detyrueshëm, por është i dobishëm kur bëhen analizat e rezultateve te kuizit dhe kufizon kandidatët në përpjekjen për të gjetur përgjigjen.
- Intervali kohor është prej 0 sek dhe maksimum deri ne 120 sek për pyetje.
- Duke klikuar në "Kjo pyetje përmban një përgjigje me tekstuale", ju lini një fushë te shprazet që kandidati t'i përgjigjet pyetjes.
- Kjo përgjigje nuk notohet, duke u bazuar në saktësinë e pergjigjes suaj dhe ju vet vendosni per vlerësimin e përgjigjes
- Numri i përgjigjeve për nje pyetje sillet prej 2 minimum deri në 5 maksimum.
- Raporti i përgjigjeve të sakta dhe të pasakta është arbitrar, por ne sugjerojmë të mos përdorni të gjitha përgjigjet e pasakta ose të sakta në pyetje. Të paktën një përgjigje e saktë ose e gabuar i sjellin nje besim më të mirë ne rezultate.
- Duke klikuar në ikonën X mund të anuloni fushat e panevojshme të përgjigjeve.
- Shënoni përgjigjen e saktë dhe lini një fushë te shprazet pranë përgjigjes së pasaktë.
- Cdo përgjigje e saktë ju sjell një pikë dhe secila përgjigje e pasaktë ju sjell një pikë minus
- Ju si punëdhënës do te keni pasqyre dhe njohuri se nëse një kandidat e anashkalon një pyetje të veçantë.
- Perdoruesi privat nuk ka pasqyrë në rezultatet e kuizit.
- Per te pasur nje pasqyre te kuizit mund ta realizoni duke klikuar në ikonën në aplikimin e kandidatit.
- Rezultatet e kuizit ndikojnë gjithashtu në përqindjen e "PJ Match" midis punëdhënësve dhe kandidatëve.
- Lexoni më shumë rreth PJ Match këtu.
Çfarë është "PJ Select"?
PJ Select është një opsion inovativ që funksionon në një sistem qarkor te seleksionimit. Ky opsion u zhvillua drejtpërdrejt për punëdhënësit me qëllim të zgjedhjes më të lehtë të kandidatëve të regjistruar. Mundeson shikueshmëri shtesë të kandidatëve të ruajtur në bazën e të dhënave tuaja.
Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të pranuar keni mundesine e seleksionimit maksimum prej 3 nivele. Secili nivel është krijuar si bazë përgatitore paraprakisht para vetë intervistës live. Ju përcaktoni kriteriumet me të cilat i zgjidhni kandidatët dhe i dërgoni në nje nivel tjetër. Secili kandidat i zgjedhur mbetet i ruajtur në nivelet tuaja të zgjedhura.
Zhvendosja e kandidatëve mund te kryhet pa asnje penges d.m.th. ndërmjet niveleve të selektuara, qoftë individualisht apo si grupe më të mëdha.